Home Politike PD – Prokurorisë: Nis hetimet për foton, Rama pagoi 80 mijë $

PD – Prokurorisë: Nis hetimet për foton, Rama pagoi 80 mijë $

nga Albina Hoxhaj

PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012. Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë usd për llogari të Edi Ramës. Këtë e pohoi në gjyq avokati i William Argeros, të cilin Zëri i Amerikës dhe media të tjera ndërkombëtare e citojnë të ketë thënë se “klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama. Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. “Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar.

Lajme te ngjashme