Home Aktualitet Uzina në Mallakastër mbetet pa naftë, punonjësit prej tre ditësh në protestë: E eksportojnë jashtë, jemi pa bukë

Uzina në Mallakastër mbetet pa naftë, punonjësit prej tre ditësh në protestë: E eksportojnë jashtë, jemi pa bukë

nga Albina Hoxhaj

Qindra punonjës të thjeshtë uzinë, përgjegjës apo inxhinierë që janë të punësuar pranë uzinës së përpunimit të naftës në Mallakastër kanë dalë në protestë prej tre ditësh.

Në një prononcim për mediat, punonjësit shprehen se kanë mbetur pa punë pasi qeveria nuk ka arritur në një marrëveshje me pronarët e kompanisë në mënyrë që uzina të marrë lëndën e parë.

Dhe bëhet fjalë pikërisht për naftën që prodhohet në vendin tonë, naftë e cila sipas punonjësve eksportohet jashtë vendit, në Spanjë apo në shtete të tjera.

Përpara kamerave, ata tregojnë se ëindra familje mbeten pa bukë pasi uzina është e vetmja mundësi ku banorët e Fierit dhe të Mallakastrës sigurojnë të ardhurat. Punonjësit shtojnë gjithashtu se kompania që ka marrë përsipër këtë uzinë është një nga më korrrektet por për shkak të mungesës së një marrëveshjeje me qeverinë ka mbetur e pa furnizuar me lëndë të parë.

Ata shtojnë më tej se prej tre ditësh kanë dalë të protestojnë pasi kanë mbetur pa punë dhe askush nuk është interesuar që t’i pyesë për arsyen. Më tej, ata theksojnë se nëse kjo çështje nuk zgjidhet, do të detyrohen të vijnë në Tiranë, pasi familjet e tyre kanë mbetur pa të ardhura.

Punonjësi 1: Këta njerëz që janë mbledhur sot këtu janë pa punë. Ata nuk janë mboedhur për shoë, por për bukën e gojës. Nafta eksportohet në Spanjë apo diku tjetër, duke lënë pa punë rafinerinë e vendit. Këta njerëz janë pa bukë. Unë po bëj 40 vite që punoj në rafineri.

Një pjesë e vogël janë më të rinj në moshë pasi si unë është pjesa më e madhe e njerëzve këtu. Sot për interesa të njërit apo të tjetrit, nafta eksportohet jashtë dhe ne ngelemi pa punë. Ky pronar furnizon Mallakastrën me ujë. detyrimet për energjinë elektrike i paguan aid he një fikej pompe lë të gjithë Fierin dhe Mallakastrën pa ujë. Ne nuk duam lëmoshë, ne kërkojmë dhe bukën e gojës.

Punonjësi 2: Unë jam përgjegjës reparti dhe furnizoj me avull unziën. Ne jëmi të përkushtuar si punonjës, qioftë në të vjetrit apo të rinj që vijnë më pas. Ne këmi një ngërç. Krahasuar me firmat që kanë qenë më parë, kjo firmë është mjaft e rregullt. Ngërçi është midis komp[anive dhe qeverisë. Mesa kemi dëgjuar keta të kompanisë janë të gatshëm të derdhin paranë dhe të na fusin sërish në punë. Në takimet që kemi pasur me kryeministrin, ai ka thënë që nafta që do të prodhohet në vend do të përpunohet këtu. Por nuk e mbajti fjalën. Familjet më të paktën katër anëtarë ngelin pa bukë. Plus dhe pajisjet nëse nuk futen në punë, nuk bëjnë më. Firma është e gatshmë në çdo moment që të japë lekët për lëndën e parë. Pse nuk e sjellin, atë e di kryeministri, ministri, etj. Ne jemi të gatshëm të punojmë.

Kjo uzinë është në gjendje të punojë, ne mundemi të punojmë dhe i dalim për zot, por pa naftë nuk punohet. Kjo është alamet uzine, një nga më të mirat në Ballkan. Pse nafta të shitet diku jashtë port ë mos përpunohet ketu.

Punonjësi 3: Unë jam tipist. Kam më shumë se 10 vite që punoj këtu. Kjo shoqëri është e rregullt me pagesat dhe me kushtet, por nuk funrnizohet me naftë. Këtë gjë duhet ta zgjidhin atje lart. Në asnjë vend të botë nuk ndodh që nafta që proshohet nga nëntokë jote të përpunohet jashtë. Kjo është një plagë e madhe, pasi në Mallakastër janë të gjithë të punësuar në Unizë dhe të ardhura të tjera nuk ka. Ne kërkojmë nga qeveria që të arrijë në marrëveshje me Bankersin që të sjellë naftën këtu. Këtu s’ka ardhur asnjëri që të paktën të interesohet se për çfarë kemi dalë. Ne nuk duam që situate të shkojë deri në pikën që të vijmë në Tiranë. Rafineria është me licencë të plotë, është mjaft e rregullt por askush nuk investon kur nuk ka lëndë të parë.

540 mijë ton kërkohet për momentin, një sasi që Bankersi e ka. Ne nuk po bëjmë resistencë. Është dita e tretë që mblidhemi këtu dhe presim një përgjigje nga lart. Por nëse nuk vjen, ne do të marrim masa pasi nuk rri njeri pa buke. Të gjithë ata breza që kanë mbaruar shkollën për inxhinieri kanë ngelur pa punë. Kërkohet thjesht lëna e parë, s’kemi asnjë ankesë tjetër. Mendoj që duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë gjë. /dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!