Home Kronike 617 kg kokainë në Brazil me stemën e klubit, presidenti i Elbasanit: Ia kanë bërë dhe Ronaldos!

617 kg kokainë në Brazil me stemën e klubit, presidenti i Elbasanit: Ia kanë bërë dhe Ronaldos!

nga Albina Hoxhaj

Një ditë pas operacionit të zhvilluar në Brazil ku u sekuestruan 617 kilogramë kokainë, e paketuar me logon e klubit sportiv të Elbasanit, flet presidenti i klubit, Arben Laze. I dënuar dhe akuzuar edhe më herët për trafik droge, në një intervistë për Report TV Laze mohon akuzat. Ai përjashton përfshirjen dhe thotë se do të bëjë një padi për prishje imazhi.

Arben LazeMë vjen mirë që fama e klubit tonë ka shkuar deri në BrazilKlubi ynë s’ka lidhje me ne. Kanë keqpërdorur stemën dhe logon, e njëjta gjë është bërë edhe me Cristiano Ronaldon dhe Messin. S’kam asnjë koment për këtë çështje. Do të ngre një padi për prishje imazhi. Jam duke u konsultuar me ta për këtë çështje.

Ditën e djeshme, mediat braziliane dhanë lajmin se 617 kg kokainë janë gjetur dhe sekuestruar në Gefron të Brazilit më 2 shtator 2019. Dyshohet se droga kishte destinacion Europën, pasi pakot mbanin logon e “K.F. Elbasanit”.

Lajme te ngjashme