Meta takon kryeministrin e Estonisë: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar

Read Time:53 Second

Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Estonisë ku diskutuan për marrëdhënien dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.
Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje.
Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s.
E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!”, shkruan Meta pas përfundimit të takimit në profilin e tij zyrtar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ramën e tërbon ‘dhurata’ e ish-oficerit të Antidrogës!!! I është përgjigjur me agresivitet dhe fyerje…
Next post Fatin e Ramës nuk mund ta ndryshojë dot më askush