Ramën e tërbon ‘dhurata’ e ish-oficerit të Antidrogës!!! I është përgjigjur me agresivitet dhe fyerje…

Read Time:1 Minute, 16 Second

Ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani, në azil politik, dhe Kryeministri Edi Rama kanë pasur një përplasje të re me njeri – tjetrin, e cila është bërë publike sot nga ish-kryeministri Sali Berisha me këtë shënim: “Një dhuratë e bukur e Dritan Zaganit për Edvin Mafinë. Shikoni dhuratën dhe lexoni mesazhet që kanë shkëmbyer njeri me tjetrin.”

Berisha ka publikuar në vijim, mesazhin domethënës që Zagani i ka dërguar Ramës, një lajm me video për drogën në Shqipëri të publikuar nga mediat italiane. Por, Rama s’e ka duruar thumbimin dhe i është përgjigjur me agresivitet dhe fyerje.

Ndiqni më poshtë komunimin e tyre me mesazhe në celular:

Dritan Zagani i dërgon artikullin:  Po ta nis këtu që ta ruash, se ata italianët për 1 javë do e heqin nga rrjeti gratis e pastaj duhet të harxhosh lekë për ta parë. Meqë ti je dhe nikoQir i madh, ta dërgova gratis, ta kesh. Kjo është seria e parë, shpejt do të dërgoj edhe të dytën.  Eh se desh harrova: të fala ke nga ai miku ynë i Bild. Këto ditë do dalim me atë që të kemi premtuar. Pushime të mbara lartmadhëria juaj.

Edi Rama: Ore veshgjatë, që s’ve as emrin. Ik e mos e përdor më këtë numër, se për zagarë si ti e si ata që jetojnë nëpër puesta, rroj njëmijë vjet unë.

Dritan Zagani: Po po, rron se askush s’po të kërcënon o lartmadhëri. Unë thjesht të dërgova serinë e radhës të Narkotika.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Sa ballë duhet tërmeti për të rrëzuar propagandën e Veliajt?
Next post Meta takon kryeministrin e Estonisë: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar