Home Politike “Në filtër koncesionet e 30 viteve të fundit”, Teliti: Kushdo që ka bërë gabime duhet ndëshkuar

“Në filtër koncesionet e 30 viteve të fundit”, Teliti: Kushdo që ka bërë gabime duhet ndëshkuar

nga Editor

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka sqaruar thelbin e letrës që Basha sot iu dërgoi bankave të nivelit të dytë, ndërsa kërkoi prej tyre të tregojnë kujdes për financimet dhe kredidhënieve ndaj PPP-ve korruptive. Ai theksoi se kryedemokrati Basha nuk ka ushtruar asnjë “presion” ndaj sistemit bankar, por me kërkesën e sotme ka rishprehur edhe njëherë besimin që ka PD për këtë sektor.

Sipas Telitit, PD-ja ka kërkuar që koncesionet dhe PPP e 30 viteve të fundit duhet të merren në shqyrtim, ndërsa nënvizoi faktin se në fund do jetë Gjykata ajo që do vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.

“Vetë PD nuk do anulojë këto kontrata koncesionare, por do aplikohet mekanizmi i antimafias. Ajo që ne i kemi thënë sistemit bankar është se kemi besim te ju. Ajo që ne kemi kërkuar  publikisht është që të kontrollohen koncesionet deh PPP e 30 viteve të fundit.  Të tërë kur punojmë mund të bëjmë edhe gabime. Kushdo që ka bërë gabime të marrë ndëshkimin, sepse ne nuk marrim dot mbi kurriz kusuret e të tjerëve”-tha ai.

Lajme te ngjashme