Home Aktualitet Raporti i Venecias/ Këshilltari Dervishi: Mazhoranca nuk identifikon dot një rresht që të thotë se Meta shkeli Kushtetutën

Raporti i Venecias/ Këshilltari Dervishi: Mazhoranca nuk identifikon dot një rresht që të thotë se Meta shkeli Kushtetutën

nga Editor

Këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishi, thotë se Kreu i Shtetit është i vetmi institucion që ka mbetur si garant i Kushtetutës.

I ftuar në “Tempora”, Dervishi thotë se deri tani Meta ja ka arritur të kryejë misionin e tij me ato mekanizma që ka në dorë.

Dervishi: Presidenti i Republikës i mbetur vetëm në gjithë suazën e funksionimit të shtetit përfshirë dhe atë gjyqësor apo dhe pjesës tjetër është institucioni i vetëm kushtetues që po mundohet dhe besoj që deri tani ja ka arritur që të ruajë atë status që ka, garantin e Kushtetutës me ato mjete që ka në dorë, dekretin, mesazhet e kuvendit dhe çdo lloj qëndrimi publik që ka të bëjë me çështje të caktuara që ju i thatë skandale.Këto i ka bërë Presidenti i Republikës, të gjitha.

E ndërsa mazhoranca si pikë referimi për akuzat ndaj Presidentit ka draft-raportin e Komisionit të Venecias, Dervishi thotë se ligjvënësit socialistë nuk kanë mundur të indentifikojnë një rresht të vetëm në draft që të provojë pretendimet e tyre për shkelje të Kushtetutës nga Presidenti.

Dervishi: Nuk pashë ndonjë përfaqësues të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, që kanë qenë dhe firmëtarë, të më lexojë një rresht të atij opinioni dhe pse draft dhe mund të ndryshojë, ku të thotë që Presidenti shkeli Kushtetutën në këtë pikë apo në atë nen. Draftin duhet ta lexosh mbi 3-4 herë që ta kuptosh. Një lexim përciptazi dhe një opinion politik nuk i shërben aspak kësaj gjendje ku ndodhet vendi.

Lajme te ngjashme