Teksa protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e ka kaluar vitin, sërish nuk mungojnë presionet nga qeveria. Sipas asaj që mëson SYRI.net nga artistët që kanë muaj që protesojnë, nga selia e qeverisë po bëhet presion që aktori i Teatrit Kombëtar dhe një prej aktivistëve më të zëshëm, Neritan Liçaj, të pushohet nga puna.Qëllimi është ndëshkimi për shkak të protestës së përditshme të aktorit, i cili duhet theksuar se është ndër të parët që ka dalë publikisht kundër prishjes së godinës aktuale. Në truallin aktual të Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn synojnë ndërtimin e 6 kullave, ndërsa sipas Partisë Demokratike në lojë janë plot 200 milionë euro. Ditën e sotme, protestës në mbrojtje të Teatrit iu bashkua edhe ish këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obama, profesori amerikan David L.Phillips.