Home Aktualitet Gazetari: “JO” nga Holanda për Shqipërinë në BE

Gazetari: “JO” nga Holanda për Shqipërinë në BE

nga Editor

Kur Gjermania ka dhënë ”PO” për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE por me 9 kushte, ka vende si Franca dhe Holanda që deri më tani janë shprehur kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. Gazetari nga Holanda, Vincent Van Gerven Oei në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora, tha se parlamenti ka një mocion ku qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë. ”Parlamenti ka adaptuar një mocion që thotë që qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë. Qeveria ka mundësi në momentet e fundit të injorojë këtë mocion por problemi është që për momentin qeveria është në pakicë në Senat dhe nuk jemi të sigurtë nëse ata e mendojnë të arsyeshme të sakrifikojnë mbështetjen e tyre në Senat për këtë arsye”.

Lajme te ngjashme