Ironia e Berishës: O drogë të madhe ka Shqipëria, o rroftë e qoftë Edvin Mafia

Read Time:1 Minute, 17 Second

Pas një seri lajmesh, ku raportohet për kapje të sasive të mëdha të drogës jashtë vendit, por ku personazhe janë trafikantët shqiptarë, ish kryeministri Sali Berisha bën një reagim epik në rrjetet sociale.

Përmes notave të humorit, Berisha paralajmëron se me këto ritme, së shpejti në Shqipëri do të organizohet edhe Festivali i Drogës.

:O droge te madhe ka Shqiperia, O rrofte e qofte Edvin Mafia!

Miq, mund te themi se keto 10 dite fale narkoshtetit te Edvin Mafise jemi te paret ne bote per lajmet per drogen.

Ne kete hark kohor jane kapur
1- Dy gomone me mbi 12 ton kanabis ne rrugen detare Shqiperi-Greqi-Turqi
2-132 kg kokaine erdhen e portin e Durresit ku i prisnin me padurim narko doganieret per narkoqeveritaret e tyre
3-530 kg kokaine e paster u kapen sot tek niseshin nga Brazili per ne Shqiperi destinacion Klubi i futbollit te Elbasanit

Keto ngjarje, suksese madhore ne jeten e narkoshtetit do festohen se shpejti me nje Festival per Drogen, te cilin do ta hape vet ansambli Droga me dirigjent Taulant Toyota Yaris.

Festivali çelet me kengen:
O droge te madhe ben Shqiperia
rrofte e qofte Edvin Mafia oee, oee, oee

Festivali mbyllet me nje fjalim te Don Gramozit, i cili thote se, vertet sot nuk jemi me feneri ndriçues i socializmit ne bote por me shokun Edvin Mafia arritem te behemi fari me kryesor i trafiqeve mbi dhe!”.

Vetëm ditët e fundit, në Shqipëri, Greqi dhe së fundmi në Brazil janë sekuestruar mbi 1 ton kanabis dhe mbi 754 kg kokainë e pastër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama heq përgjegjësinë nga qeveria: Negociatat nuk varen nga ne!
Next post Ish-presidenti i PE, Schulz: Të hapen negociatat për Shqipërinë