Kryeministri Edi Rama ka tërhequr shpesh vëmendjen për shkak të veshjesh së tij që zgjedh si na daljet zyrtare ashtu dhe në jetën e përditshme.

Edhe këtë mbrëmje, ndërsa ka dhënë një intervistë për “Report Tv”, ku ka folur për vendimin e Komisionit të Venecias, hapjen e negociatave apo krizën aktuale politike në vend, ai është shfaqur me një veshje interesante dhe tipike… me tuta dhe xhaketë.

Ndërkohë i “ngacmuar” për veshjen dhe look-un, duke i thënë se së fundmi po komentohet se tenton t’i ngjajë Ismail Qemalit, dhe se ka disa të tjerë që thonë se kryeministri po hy në atë e ka quajtur fazën e jetës së tretë, ai u shpreh:

Duhet pyetur mjekra ime për të dyja, unë nuk jam në dijeni as për njërën as për tjetrën.