Në Shqipëri niveli i lartë i emigracionit të të rinjve po ndikon në jetën e moshave të treta, një pjesë e të cilëve detyrohen t’i drejtohen shtëpive të të moshuarve për shkak të vetmisë ose braktisjes nga fëmijët e tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte të martën në Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, ku strehohen 64 të moshuar, pjesa më e madhe të vetmuar apo braktisur për shkak të emigracionit të fëmijëve.