Masakra me pyjet, banda e Taulant Ballës pret drurët 200-vjeçarë në Malin e Polisit Librazhd

Read Time:51 Second

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar maskarën që po u bëhet pyjeve në mallet e Librazhdit nga Taualant Balla. Malltezi ka qenë në Malin e Polisit, në rrethin e Librazhdit nga ku sjell foto dhe video që tregojnë se si, sipas tij, për disa milionë më shumë, po kafshohet barbarisht mushkëritë e shqiptarëve. Zyrtari i PD akuzon kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deputet edhe i zonës në fjalë, si njeriu që fshihet pas kësaj maskarade. “Tualeti i Librazhdit në veprim. Prerje pyjesh 200-vjeçarë në Malin e Polisit. Shkel ligje pafund dhe kafshon mushkëritë e shqiptarëve për ca miliona më shumë. Krim pa ndëshkim se po bëjnë gjasme sikur nuk dëgjojnë, nuk shikojnë e nuk kuptojnë. Zuzarë”, shkruan Malltezi në reagimin e tij më të fundit. Prej datës 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi Moratoriumi i Pyjeve, i cili do të zgjasë për një periudhë 10-vjeçare. Por pavarësisht kësaj, në shumë zona pyjore të vendit vijon normalisht prerja e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Sulmet ndaj Metës, Nikoll Lesi zbulon mega-skandalin miliarda euro…
Next post Zëri i Amerikës: Emigracioni i lartë në Shqipëri po detyron të moshuarit t’i drejtohen azileve