Home Koment KOMENT / Kontributi

KOMENT / Kontributi

nga Albina Hoxhaj

Nga Telnis Skuqi

Nadia Murad është një 26 vjeçe nga Iraku. Ajo u rrëmbye dhe u përdhunua sistematikisht nga Shteti Islamik i Irakut (IS) ku ishte vetëm 20 vjeçe. Pasi u arratis nga robëria, edhe pse e pashkolluar atëherë, dhimbjen e saj e kthehu në kontribut. Për këtë motiv ajo u vlerësuar me çmimin «Nobel» dy vite më parë nga norvegjezët.

Rreth dy muaj më parë kam publikuar në faqen time sociale «Facebook» një shënim me titullin «Për kë do të votoja unë?!».

Për rikujtes të lexuesit, në atë shënim u shkruajtën 476 fjalë, ndërsa në paragrafin e 23, pra të fundit kam formuluar këtë togfjalësh: «Duke analizuar të gjitha këto fakte të pakundërshtueshme, unë personalisht do të votoja një qytetar gjirokastrit të djathtë, si komuniteti më i madh, të parin në listë, dhe një të krishterë të dytin, sepse kështu është i gatuar elektorati i jugut. Ata ta masin kokën me spango!».

Për atë status, lexuesit nuk e kanë idenë se çfarë presioni kam pasur, pasi u publikua më 27 korrik 2020.

Dhjetra kandidatë potencial më «kryqëzuan» në inbox, ndoshta me të drejtë, sepse dashje apo padashje i’u dogja kartat.

Në fakt, unë edhe sot besoj se një kandidat apo kandidate nga qytetaria gjirokastrite i bënë mirë kauzës së Partisë Demokratike (PD), nëse dëshiron vërtetë të fitoj mandatin e dytë në nivel qarku.

Votat janë të Gjirokastër. Pikë!

Ndërkaq, prej disa ditës, unë kam nisur një «sulm» ndaj njerësh prej 11 kandidatëve që nuk u eleminua në fazën e dytë.

Ajo është gjirokastrite, por e theksoj është GJIROKASTRITE. Pra, unë shfaqem sikur kam shkelur parimin tim.

Entela Shehaj (Fico) e njoh qysh në vitin 1998, madje edhe bashkëshortin e saj.

Edhe sikur vajzë e keqe të ishte, kurrë nuk do të shkruaja keq për të, por të paktën mos më ofendoni inteligjencën time.

Mosdakordësia ime me zonjën në fjalë nuk ka lidhje fare personale, por parimore.

Entela është në të drejtën e saj të kërkoj të bëj karrierë. Edukimi dhe arsimimi nuk e mungojnë atë. Ajo i ka të gjitha shanset të bëhet edhe Presidente, por asaj i mungon guximi, ose në zhargonin modern «iniciativa».

Personalisht ajo do të kishte mbështetjen time nëse një lexues do të më argumentonte me fakte vetëm një kontribut të saj gjatë 16 viteve të fundit.

Katapultimi i saj në politikë nuk është kontributi i saj, por është meritë personale e Genc Rulit.

Entela e humbi shansin e saj një javë më parë, në fazën e eleminimit që u zhvillua në qytetin e Gjirokastrës, pavarësisht se ajo u kualifikua për fazën tjetër.

Ajo nuk u duk në qytet, ashtu siç nuk është dukur fare prej 16 viteve të fundit në Gjirokastër.

Ajo të gjithë edukimin dhe arsimin e ka mbajtur për vete dhe asnjëherë nuk i ka dhënë publikun diçka nga e mira e saj.

Është krejtësisht normale që çdo forcë politike të «rekrutoj» burimet më të mira njerëzore.

Për shembull:

Alije Kokalari gëzon respektin tim, por jam i bindur që ajo gëzon edhe respektin e jugorëve. Ajo i ka dhënë shumë qytetit, edhe pse ka pasur mundësi të largohet drejt kryeqytetit.

Roland Bejko, gëzon respektin tim. Ai kurrë nuk e ka braktisur Lazaratin, Gjirokastrën dhe jugorët.

Ylli Asllani, gëzon respektin tim. Gjirokastra është në UNECSO fal meritës së tij. Shtëpia muze «Ismail Kadare» është fal tij dhe Bashkim Finos.

Shemsho Lamaj, gëzon respektin tim. Ai në kohën më të vështirë e gjen aty.

Bexhet Çobani, gëzon respektin tim. Është i vetmi demokratë i pastërt që në kohën e qeverisjes së PD, është gjithmonë i gjetur.

Etj.

Pra, të gjithë këta emra që përmenda japin kontribut, secili sipas mënyrës së vet.

Ore mos jam gjë i budalla apo i dalë mendsh që nuk di të argumentoj parimet e mia?!

Natyrshëm lind pyetja:

Po Entela Shehaj çfarë i ka dhënë gjirokastritëve?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!