908 euro nata në Barcelonë, Orjola Pampuri: Mazniku gënjen si Veliaj për faturën e hotelit luksoz

Read Time:1 Minute, 16 Second

Orjola Pampuri, ish deputete e Partisë Demokratike shkruan në profilin zyrtar se gënjeshtra është rruga që ka zgjedhur dyshja e vjedhjeve në bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj dhe Arbian Mazniku.

“Njësoj si Veliaj, edhe Mazniku doli sot i gënjeu përseri qytetaret per netët luksoze në hotelin e Barcelonës ku fjeti me nje cmim prej 908 euro nata. Nuk tha dot asgjë, përveç asaj që kanë kohë që bashkë me mjeshtrin e mashtrimit dinë të bëjnë më mirë: të fshihen pas gënjeshtrave. Dhe normalisht kështu tentojnë të bëjnë për budallenj qytetarët, që në këtë rast I kanë paguar faturën e majme të luksit të nën/kryetarit të bashkisë dhe oligarkut të preferuar të kryemashtruesit Veliaj, Fusha shpk. Pra, Mazniku i Veliajt nuk mundi të thotë asnjë fjalë për faturën e firmosur nga Shkëlqim Fusha duke ia lënë zbardhjen e të “vërtetës”në dorë institucioneve, njësoj siç ua la institucioneve shefi i tij vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës.
Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik provoi qartë se dyshja Veliaj-Mazniku ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin e tyre bashkë me ortakun e tyre Shkëlqim Fusha në Barcelonë.
Besoj e mbani mend kur në reagimin për Zërin e Amerikës, për të justifikuar pagesën prej 1816 euro të hotelit të Maznikut prej kompanisë Fusha, Bashkia deklaroi se të gjitha shpenzimet e udhëtimit i pagoi kjo kompani që ndërtoi sheshin Skënderbej.
Një provë kjo se Veliaj bashke me Maznikun po gënjejnë qytetarët e Tiranës për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë”, shkruan Pampuri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Sulm me armë zjarri në një kolegj në Finlandë, një i vdekur dhe 10 të plagosur
Next post Pasuria/ Bashkëshortja e Denar Bibës para Vetingut, dyshimet mbi milionat e dhuratat