Dhunonte gruan, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari

Read Time:1 Minute, 10 Second

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin: A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë.

Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës). Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, konkretisht: Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u arrestua në flagrancë shtetasi: F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale “Vjedhja”. Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës). Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Akuzohet për abuzime me pronat, shoqërohet në Polici drejtori i Kadastrës së Durrësit
Next post Meta takon presidentin e parlamentit të Estonisë: Mbështetës i integrimit europian të Shqipërisë