Home Kronike Për një gardh, zbulohet shkaku i masakrës në Klos

Për një gardh, zbulohet shkaku i masakrës në Klos

nga Albina Hoxhaj

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e trefishtë në fshatin Xibër të Klosit. Mësohet se shkak për konfliktin mes dy vëllezërve ka qenë një gardh. Sali Dakuci ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit Flogert Dakuci. Pas ekzekutimit të tyre, autori ka vrarë edhe veten. Të tre këta persona kanë mbetur të vdekur dhe trupat e tyre ndodhen në morgun e spitalit të qytetit të Burrelit. Ndërkohë babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg spitalit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!