Home Aktualitet Shkarkohet drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi

Shkarkohet drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi

nga Sonila Osmanaj

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavaraur Kualifikimi për shkarkimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezi.

Elezi u shkarkua u shkarkua në prill të vitit 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi pati probleme në deklarimin e pasurisë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ferdinand Elezi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.09.2020.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!