Home Aktualitet Grevë në qelitë/ Të dënuarit: Jo më burg përjetë, të mos fiken më dritat natën

Grevë në qelitë/ Të dënuarit: Jo më burg përjetë, të mos fiken më dritat natën

nga Sonila Osmanaj

Në tetor rikthehen në qelitë e tyre të dënuarit që përfituan liri të përkohshme për shkak të pandemisë së Covid-19. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk do ta rinovojë qëndrimin e përkohshëm të disa të burgosurve në shtëpi, të cilët u dërguan pranë të afërmve nga pandemia Covid-19.

Agim Ismaili thotë për Top Channel se janë rreth 300 të burgosur që në fillim të tetorit do rikthehen në qeli, pas aktit normativ të marsit që iu dha leje të veçantë.

”Afërsisht kanë qenë 400 që morën leje qëndrimi në shtëpi, disa prej tyre, 10 apo 12 u është ndërprerë leja e qëndrimit, shumë prej tyre kanë përfunduar edhe burgun, pra afatin e dënimit”, tha Ismaili. Për të parandaluar përhapjen e infeksionit menjëherë sapo të dënuarit të kthehen në qeli parashikohet karantinimi i tyre.

Nga ana tjetër, 120 të dënuar në burgun e Peqinit kanë hyre në grevë urie, ata kërkojnë takime me të afërmit, si dhe të mos aplikohet burgu i përjetshëm, por të zbresë në 20 vjet burg e po ashtu të mos dënohen kur kapen me telefona në qeli. Ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit Agim Ismaili si dhe të mos fiken dritat natën në qeli.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!