Në Qarkun e Shkodrës është zhvilluar sot votimi për kandidatët e Partisë Demokraktike. Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se pjesëmarrja e madhe në votime tregon se dita e ndëshkimit të rilindjes po vjen.
Paloka ka dhe një paralajmërim për Edi Ramën taksa shprehet se është mirë që t’i lërë shqiptarët që t’a largojnë me votë.
“Shkodër, Malësi e Madhe , Vau i Dejes…Ashtu siç pritej, dyndje e demokrateve. Pritet vetëm “ dita e ndëshkimit” për “rilindjen” , 25 prilli! Rama bën mire t’i lërë të shfrynë me votë se ndryshe nuk do këtë kohë të pendohet…!”,– shprehet Paloka.
