Home Kronike Sherr mes disa personave në zonën e Freskut

Sherr mes disa personave në zonën e Freskut

nga Albina Hoxhaj

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri të ndodhur në një lokal pranë zonës së Freskut në kryeqytet. Mësohet se në sherr fillimisht janë përfshirë disa persona, njëri prej tyre është larguar për të marrë një thikë. Teksa po kthehej në vendin ku edhe po zhvillohej përplasja, dyshohet se i riu u rrëzua dhe u vetëplagos me thikë aksidentalisht. Pas njoftimit të bërë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila i ka dhënë ndihmën e parë të vetëplagosurit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritue edhe Policia me grupin hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të sherrit dhe të plagosjes të të riut.

Lajme te ngjashme