Home Aktualitet Një vit burg për vëllain e bosit të mafies shqiptare, kthimi për të parë vajzën e porsalindur e çoi në qeli

Një vit burg për vëllain e bosit të mafies shqiptare, kthimi për të parë vajzën e porsalindur e çoi në qeli

nga Sonila Osmanaj

David Rebeshi, vëllai i vogël i bosit të mafies shqiptare Ismail Rebeshi, është dënuar me një vit burg. 31 vjeçari, tashmë i dënuar për tregti droge dhe i hetuar si pjesë e “mafies dy Viterbo”, ishte i paligjshëm në Itali. Ai u arrestua në Belcolle ku shkoi për të vizituar vajzën e tij të porsalindur. Ai ka qenë në burg për gati një vit sepse kishte kërcënuar dhe shantazhuar një pronar restoranti nga Viterbo. 

Ismail Rebeshi

David Rebeshi, vëllai i vogël i bosit të mafies shqiptare në Viterbo, Ismail Rebeshi është dënuar me një vit burg nga gjykata e shkallës së parë për trafik të lëndëve narkotike. Gjyqtarja Elisabetta Massini mori vendimin një ditë më parë, gjatë seancës që u mbajt për Rebeshin.

Rebeshi ka një histori të gjatë në fushën e narkotikëve. Ai u vu në pranga në vitin 2019, më 14 gusht në Belcolle.

Edhe pse ishte dëbuar nga Italia, disa muaj më parë, pasi kishte mbaruar vuajtjen e një dënimi dy vjet dhe tetë muaj për tregtinë e lëndëve narkotike, Ismail Rebeshi u krthye në shtetin fqinj, duke përdorur një tjetër identet pasi mori mbiemrin e gruas.

David Rebeshi është dëbuar nga Italia edhe në Mars të vitit 2013 nga prefekti i Romës dhe më pas përsëri në 2015 dhe në Janar të vitit 2017 nga prefekti i Viterbo-s.

Në vitin 2017, David Rebeshi u arrestua pasi u kap me 38 kg marihuanë, dhe vëllai i tij mori hak. Ismail Rebeshi dogji makinën e një karabiniereje.

David Rebeshi është arrestuar edhe me tre shqiptarë të tjerë, më 28 nëntor të vitit të kaluar në Toscana për zhvatje me metodën mafioze të një restoratori në Viterbo.

Shqiptarët e arrestuar janë 25 vjeçari K.A, 24 vjeçari L.V dhe 22 vjeçari I.F.

Rebeshi vinte ‘gjoba’ dhe me paratë e marra paguante shpenzimet ligjore të vëllait të tij Ismail Rebeshi.

Ndërsa Ismail Rebeshi ishte në burg pasi në vitin 2018, u arrestua gjatë operacionit Ichnos, për trafik ndërkombëtar droge.

Probleme gjyqësore edhe për partneret e vëllezërve Rebeshi

Pjesë e hetimit për “mafien Viterbo”, janë edhe partneret e Davidit dhe Ismailit, Emanuela Hima dhe Laura Jona Zaharia.

Ndërsa Ismaili ishte në burg, midis 8 majit dhe 7 qershorit 2019, falë dy grave, ai kishte kryer dy operacione për të shmangur dispozitat për sekuestrimin e pronave.

Ai regjistroi në mënyrë fiktive kalimin në pronësi të dy grave të ndërmarrjes së makinave Bicu me qendër në Viterbo, në kilometrin 3,400 të rrugës Teverina. Si dhe kaloi në emër të partneres së tij aksionet e Le Bell, e destinuar të kujdeset për interesat e Rebeshit në sektorin e argëtimit të natës dhe shitjes së automjeteve.

/Ora News

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!