Home Aktualitet Manipulimi i listave, PD: Kallëzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile. Përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim

Manipulimi i listave, PD: Kallëzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile. Përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim

nga Sonila Osmanaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me skandalin e manipulimit nga an e qeverisë “Rama” të listave të zgjedhësve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Bardhi shprehet se kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim, ndërsa paralajmëroi se PD-ja po bën gati kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile.

“Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytetarëve janë të drejtpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.  

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit”, deklaron Gazment Bardhi.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!