Teksa situata është teje e tensionuar në Britaninë e Madhe si shkak i Brexit-it, një 20-vjeçar ka tentuar t’i vinte flakën vetes.
BRITANI E MADHE- Një i ri 20 vjeçar u ndalua sot nga policia britanike pasi tentoi ti vinte flakën vetes, përpara parlamentit britanik.
Teksa situata është teje në Britaninë e Madhe si shkak i Brexit-it, një 20-vjeçar ka tentuar t’i vinte flakën vetes.
Por fatmirësisht është ndaluar në kohë nga policia britanike, e cila e ka ndihmuar të mos vdiste tragjikisht, duke lëshuar sprajt zjarrfikës për t’i shpëtuar jetën.
Nisur nga mediat e huaja, i riu britanik e ka spërkatur trupin e tij me dy shishe benzinë, në mënyrë që të digjej në shenjë proteste.
Ndërkohë afër djalit që tentoi të digjej ndodhej një pankartë ku shkruhej ‘Ne votuam largimin’.