Home Aktualitet Eurodeputeti David Lega: Ndryshimet e njëanshme janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR. Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit

Eurodeputeti David Lega: Ndryshimet e njëanshme janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR. Të respektohet marrëveshja e 5 qershorit

nga Sonila Osmanaj

Eurodeputeti David Lega deklaron se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më tej, eurdeputeti shton se marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe të miratohet siç u firmos nga mazhoranca dhe opozita në prani të ndërkombëtarëve.

Në vijim reagimi i plotë i Eurodeputetit David Lega në Twitter:

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Marrëveshja e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord.
Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.
Partitë Popullore nxisin autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar.

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!