Home Aktualitet Gjermania, ultimatum “urgjent” Ramës

Gjermania, ultimatum “urgjent” Ramës

nga Sonila Osmanaj

Gjermania ka lënë pas mesazhet diplomatike ndaj Ramës dhe regjimit të tij duke dërguar mesazhe që tashmë përmbajnë fjalët “urgjente”. Të tilla mesazhe politike janë tregues se Perëndimi ka humbur durimin me lojrat e regjimit për të vjedhur zgjedhjet dhe ka hequr dorashkat në komunikimin me Tiranën zyrtare.

Pasi dështoi në vizitën e zhvilluar në Berlin, Edi Ramës sot i ka ardhur edhe një mesazh mjaft i fortë nga Gjermania.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johan Wadephul është treguar mjaft i ashpër dhe i prerë në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri.

Ai ka kërkuar në mënyrë urgjente që Edi Rama të ulet në konsensus me opozitën dhe të diskutojnë në Këshilli Politik, ka thënë Wadephul në një deklaratë për Dojçe Velle.
Wadephul është shprehur se Rama dhe mazhoranca e tij duhet ti japin mundësi ODIHR-ti që të japë mendimet e kërkuara.

Deklarata e Wadephul në lidhje me reformën zgjedhore:

‘Ne e mirëpresim konsensusin e 5 qershorit. Ne pyesim, megjithatë, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut.

Prandaj rekomandimi ynë urgjent: kthimi në konsensus në Këshillin Politik. Dhe i jepni ODIHR mundësinë për të vlerësuar ndryshimet e propozuara në Këshillin Politik.

Vetëm kur ODIHR të thotë që reforma zgjedhore përputhet plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODIHR, do të jetë më e lehtë për ne të themi se parakushti për reformën zgjedhore është përmbushur.’

Lajme te ngjashme

WhatsApp Na Shkruani!