Akuzohet për abuzime me pronat, shoqërohet në Polici drejtori i Kadastrës së Durrësit

Read Time:1 Minute, 4 Second

Pak ditë më parë është shoqëruar dhe lënë e lirë edhe nëndrejtoresha e këtij institucioni. Në kuadër të të njëjtit hetim, Prokuroria e Durrësit ka shpallur në kërkim edhe ish-drejtorin e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar, Flamur Gjuzi.

DURRËS- Drejtori i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, është shoqëruar në Polici. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ai ka qenë në zyrën e tij kur Policia kanë shkuar për ta shoqëruar. Ai tashmë do të merret në pyetje pasi është i dyshuar për për abuzime me regjistrimin e pronave.

Pak ditë më parë është shoqëruar dhe lënë e lirë edhe nëndrejtoresha e këtij institucioni. Në kuadër të të njëjtit hetim, Prokuroria e Durrësit ka shpallur në kërkim edhe ish-drejtorin e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar, Flamur Gjuzi.

Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë anti-ligjore.

Kohët e fundit Kadastra në Durrë, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drjetori i shkakruar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprcedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kristaq Kume: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën
Next post Dhunonte gruan, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari