E FUNDIT/ Me të ardhur në krye të bashkisë, pastron nga administrata 43 punonjës

Read Time:44 Second

Dje në datë 30.9.2019 në mbledhjen e Këshillit Bashkiak monist, Kryetari i emëruar i komitetit ekzekutiv pa u konsultuar me asnjë drejtues, përgjegjës në Bashkinë e Tropojës siç duhej dhe kërkon ligji për qeverisjen vendore dhe ligji për nëpunësin civil, pa marrë miratimin e askujt ka vendosur të shkurtojë 43  punonjës të Bashkisë Tropojë, megjithëse pagat e këtyre punonjësve janë të garantuara për gjithë vitin.

Ky veprim arrogant dhe i motivuar tërësisht politikisht nga narkoshteti, kërkon ti shkaktojë një dëm social, ekonomik për këto 43 familje. Dega e Partisë Demokratike Tropojë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar politik që ushtrohet ndaj punonjësve të administratës, ju bëjmë thirrje organeve ligjë zbatuese, përfaqësive të huaja në Shqipëri të cilat kanë investuar në reformën e administratës, që të hetojnë këto shkelje flagrante ligjore.

Kryetarit të emèruar i themi se ora jote ka ndaluar, #tiktak#,Ramaik#.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Fol Rudinë, Hej të lumtë goja!
Next post Washington Times: Argeros u dënua për llogari të Ramës se dëshironte foto me Obamën