Home Kronike Konflikti për pronën, humbasin jetën 3 persona në Klos

Konflikti për pronën, humbasin jetën 3 persona në Klos

nga Albina Hoxhaj

Konflikti për pronë u mori jetë 3 personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Klos në fshatin Xibër, ku pas të shtënave me armë humbën jetën 3 persona.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Klos/ Informacion paraprak
Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.

Lajme te ngjashme