Home Aktualitet Deklarata “bombë”: Rama së shpejti përballë drejtësisë amerikane

Deklarata “bombë”: Rama së shpejti përballë drejtësisë amerikane

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot se kryeministri Edi Rama së shpejti do të përballet me drejtësinë amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një shkrim të “Washington Times”, ku thuhet se njeriu që kontriboi për foton e Ramës me ish-presidentin Obama, është dënuar me katër muaj burg.

Sipas Berishës, në lidhje me rastin në fjalë, Rama do dalë para drejtësisë amerikane, për “ Shkelje te ligjit elektoral te SHBA dhe mashtrim i drejtesise amerikane me dashje per aferen e tij antiligjore!”.

“Denohet Argeros, njeru qe mori parate, 80 mije dollare per foton me Obamen te Bilalit dhe Bilal Hanemit pra Rames qe shpalli veten gruaja e Bilalit per te hyre si çift ne dreken e Obames.

Miq, pas ashikut, burrit te Rames, Bilalit, Ëiliam Argeros eshte personi i dyte qe denohet me 24 muaj burg per 80 mije dollaret e dhene nga Rama ne kundershtim flagrant me ligjin amerikan per foton me ish presidentin Barak Obama.

Edvini ka mashtruar drejtesine amerikane duke deklaruar se nuk ka lidhje per shumen prej 80 mije dollareve per foton me Ish presidentin Obama.

Argeros, qe kishte mashtruar para jurise se madhe per origjinen e parave, ka deshmuar ne sallen e gjyqit, i penduar per aktin, se ai ka vepruar ne emer te nje klienti te huaj dhe konkretisht Edvin Kristaq Rames!”-shkruan ndër të tjera Berisha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!