Rrufeja godet avionin e skuadrës gjermane

Read Time:37 Second

Rrufeja goditi avionin e klubit gjerman të Herthës së Berlinit teksa ishte duke u kthyer në kryeqytet, pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e vlefshme të Bundesligës gjermane. Kjo ngjarje tronditi lojtarët dhe ekipin drejtues të avionit, por fatmirësisht shpëtuan. “Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz për “Bild” . Mesa duket skuadra e përjetoi shumfish emocionin e fitores./

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Qetësia që vret çdo ditë shpresën!
Next post SHBA sanksione Rusisë, ndëshkohen njerëzit e Putinit për ndërhyrje në zgjedhje