Tirana po qelbet për ujë, Veliaj i jep Zotos së inceneratorëve tender 1 milionë euro për sahatët!

Read Time:51 Second

Klodian Zoto, njeriu që ka fituar tenderat e dyshimtë të inceneratorëve në Tiranë dhe Fier, së fundmi ka gjetur tek ndërmarrjet e Ujësjellësit një treg të ri për të arkëtuar miliona euro të tjerë. Dhe, natyrisht, përfitimet më të mëdha i vijnë nga Ujësjellësi i Tiranës, institucion në varësinë e kryebashkiakut Erion Veliaj. “Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat e prokurimeve publike të muajve të fundit në portalin “openprocurment”, në të cilën rezulton se, në fund të muajit Korrik 2019, kompania “Integrated Technology Services – Energy 2 SRL”, në pronësi të Klodian Zotos, është shpallur fitues i një tenderi për “Përmirësimi e matjeve të enteve private që përdorin ujin si lëndë të parë”. Tenderi ishte me fond limit thuajse 1 miliardë lekë (të vjetra) dhe i jep mundësinë kompanisë së Klodian Zotos që të verifikojë dhe ndryshojë matësat (sahatët) e bizneseve që përdorin ujin. Ky tender është zhvilluar në kulmin e thatësirës së tejzgjatur në rubinetat e banorëve të kryeqytetit, situatë e cila vijon edhe në këto ditë të fillimit të Tetorit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Masakra e Lushnjes i ‘mori’ nipin, kush është tregtari që u vra sot, daja i Zamir Latifit u ‘sinjalizua’ për jetën…por besoi në ligj
Next post Kreu i opozitës letër bankave: Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve që pastrojnë para të drogës dhe korrupsionit! Do t’i anulojmë!