Home Aktualitet Masakra e Lushnjes i ‘mori’ nipin, kush është tregtari që u vra sot, daja i Zamir Latifit u ‘sinjalizua’ për jetën…por besoi në ligj

Masakra e Lushnjes i ‘mori’ nipin, kush është tregtari që u vra sot, daja i Zamir Latifit u ‘sinjalizua’ për jetën…por besoi në ligj

nga Albina Hoxhaj

Qyteti i Lushnjes është tronditur mëngjesin e sotëm, teksa Besmir Hida, tregtari i makinave u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Dosja.al ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, teksa mësohet se gjithçka ka ndodhur në një lokal në katin e dytë në lagjen “Skënder Libohova”, në orën 08:15.

Hida u ekzekutua teksa po pinte kafe i vetëm me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.

Por kush ishte Besmir Hida?

35-vjeçari ishte një tregtar makinash. Ai kishte një pikë grumbullimi automjetesh të vjetra në Lushnje ku dhe ushtronte aktivitetin e tij.

Besmir Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë në masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Latifi u vra në një atentat që dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu. Ky i fundit u fut brenda në lokal për ta vrarë Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, që njihet si kreu i bandës së Lushnjës.

Plumbat vërshuan mbi kokën dhe trupin e Latifit gjithashtu.

Besnik Hida mësohet se ka kërkuar drejtësi për vrasjen e nipit të tij. Viktima e sotme i shpëtoi një tjetër atentati pak kohë më parë, teksa persona ende të paidentifikuar i shpërthyen makinën në tritol.

Gazetari Artan Hoxha shprehet se tritoli iu vu si shenjë paralajëmrimi, në mënyrë që Hida të largohej nga Shqipëria, por ky i fundit nuk e bëri këtë gjë. Hoxha thekson se gjatë bisedave që ka pasur me 35-vjeçarin, i riu që mbeti i vdekur pas plumbave të kallshnikovit besonte tek drejtësia e këtij shteti, që mesa duket e zhgënjeu. /dosja.al/

Lajme te ngjashme