Home Politike Avokati: Klienti im ka vepruar në emër të Edi Ramës për foton me Obamën

Avokati: Klienti im ka vepruar në emër të Edi Ramës për foton me Obamën

nga Albina Hoxhaj

Një qytetar amerikan është dënuar me 4 muaj burg, pasi ka pranuar se në emër të tij, në vitin 2012 janë depozituar 80 mijë dollarë në arkën e Barack Obamës, gjatë fushatës së këtij të fundit. Paratë në fakt ishin depozituar si kontribut për Obamën, që ky i fundit të realizonte një foto me Edi Ramën, në atë kohë pretendent për kryeministër i Shqipërisë. Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga kjo çështje, drejtësia amerikane e ka dhënë vendimin e saj. Në mbrojtjen e tij para gjykatës avokati i William Argeros, ka deklaruar se klienti i tij ka vepruar në emër të Edi Ramës. ‘Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama. Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve’, shkruan sot Zëri i Amerikës që ka bërë publik sot lajmin. Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga Neë Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017. Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe. Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrimit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë. Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se ‘ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë’.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!