Home Aktualitet IKMT nis shembjet/ Tension në Radhimë, ndërhyn FNSH

IKMT nis shembjet/ Tension në Radhimë, ndërhyn FNSH

nga Albina Hoxhaj

Mëngjesi i sotëm ka nisur me tensione në Vlorë për shembjen e banesave. Banorët janë përplasur sërish policinë pasi kundërshtojnë shembjet, ndërkohë që kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

FNSH ka vendosur një kordon rreth objektit që po shembet aktualisht. “Na gritë na lekët, vini bëni sehir, banditë”, janë shprehur banorët.

Dje inspektorët dhe forcat e policisë u përplasën me pronarët e objekteve që nuk i lejuan t’i prishnin ndërtesat. Pronarët e objekteve si fillim kërkuan që të shihnin projektin që është ndërtuar për rehabilitimin e zonës.

Ata ankohen se IKMT-ja nuk i shemb të gjitha banesat që janë pa leje, por disa të tjera i ka lënë të punojnë. Nga ana tjetër vetë institucioni është shprehur se do të shembet çdo objekt që është pa leje ndërtimi apo dokumentacion të rregullt.

Lajme te ngjashme