Home Sport Luiza Gega shkruan historinë në Botërorin e Atletikës

Luiza Gega shkruan historinë në Botërorin e Atletikës

nga Albina Hoxhaj

Atletja e parë shqiptare që garon në kampionatin Botëror të Atletikës, ka korrur një tjetër sukses. Ajo vendosi një rekord të ri kombëtar në mbrëmjen e sotme, në finalen e garës 3000 metra me pengesa, me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat. Gega përmirësoi rekordin kombëtar që mbahej nga ajo vetë me 9 minuta dhe 22 sekonda. Për sportisten dibrane ka qenë e pamundur të rivalizonte me kenianen, Beatrice Chepkoech, që i mbylli 3 mijë metrat, në kohën 8 minuta, 57 sekonda e 84 të qindtat, duke lënë pas shpine amerikanen Coburn.

Lajme te ngjashme