Home Aktualitet Çfarë po ndodh?!/ Shkarkohet Drejtori i Policisë së Durrësit, emërohet ish-komandanti i RENEA-s

Çfarë po ndodh?!/ Shkarkohet Drejtori i Policisë së Durrësit, emërohet ish-komandanti i RENEA-s

nga Albina Hoxhaj

Një tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë se Durrësit, Alfred Çepe. Në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjate ditës së sotme. Më herët Lorenc Shehu mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.

Pak ditë më parë drejtori i policisë Rrugore, Mitat Tola dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara u emëruan në detyra të reja. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, në vend të Mitat Tolës u emërua Edmond Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale. Ndërsa në vend të Ferdinand Marës në Lezhë, u emërua Erigert Mitri, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Fierit.

Lajme te ngjashme