Hapja e PD-së/ Salianji u ‘mbyll derën’ atyre që janë përdorur nga Rama

Read Time:1 Minute, 4 Second

,Ish-deputeti Ervin Salianji, ka mbështetur idenë e hapjes se partisë, por ka kërkuar që paralelisht me këtë të vlerësohen figurat që sipas tij kanë kontribuar dhe kanë bërë betejë kundër qeverisë në këto 6 vite. Në një intervistë për Ora News, Salianji është shprehur se me këtë kërkesë, nuk nënkupton ish -zyrtarët e PD-së që janë përdorur nga Rama sipas tij. “PD është në një proces hapje, apo në një proces thirrje për të bashkuar në PD të gjithë elementët nëpër zona, që mund të kenë qenë ish funksionarë të PD që duan të bashkohen, por pa diskutim që është akoma më e rëndësishme hapja e PD-së drejt ekspertëve të rinj, njerzëve që e shohin politikën për fat të keq si gogol për shkak të keqqeverisjes apo dramave që ka shkaktuar përgjatë këtyre viteve politika. Duhet hapur drejt fytyrave, emrave, eksperiencave, njerëzve me ekspertizë të plotë të së pari dhe pa diskutim nëse do duan të vijnë personat që janë larguar vetë nga PD për shkak të qëndrimeve të tyre duhet të vijnë. Në rast se disa të tjerë kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me qeverinë për shkak të interesave thellësisht personale dhe jo të demokratëve e qytetarëve shqiptarë nuk besoj se është pengesë PD”, deklaroi ish deputeti i PD.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post ‘Skenari është i hapur’, Palushi: Vendi do të shkojë drejt rotacionit
Next post Lushnje, i shpëtoi atentatit, ekzekutohet në lokal tregtari