Dëshmia e 12-vjeçares zbulon dhunën dhe bullizmin tek “Zyber Hallulli

Read Time:51 Second

Dëshmia e një vajze 12-vjeçare për emisionin “Fiks Fare” ka zbuluar se në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” ka probleme të rënda lidhur me këtë fenomen. Në moshën 12 vjeçarja vajza ishte kthyer tek e ëma por shfaqte gjendje të rënduar psikologjike që arrinin deri në lëndimin e vetes. Sipas vajzës dhe drejtoreshës Lejla Çutra këto probleme kishin filluar qysh në muajt e fundit të qëndrimit në Institucion. Në rrëfimin e saj, vajza tregon se rrihej dhe keqtrajtohej rregullisht nga bashkëmoshataret dhe shahej me fjalor të ulët. Sipas saj, edukatoret e dinin që kjo ndodhte, por në shumicën e rasteve nuk tregonte pasi kishte frikë. Zj. Çatra e pranon që Institucionit “Zyber Hallulli” i ka humbur misioni pasi marrja e fëmijëve nga rruga e ka bërë të pamundur trajtimin. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale institucioni ka të gjitha kapacitetet dhe stafin e duhur për të pritur edhe këta fëmijë të rrugës, siç i quan Lejla Çatra dhe se situata në këtë shtëpi fëmije është nën kontroll të plotë

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Dosjet e kryebashkiakëve, Alibeaj: Kemi edhe 7 raste!
Next post Ndryshimi drastik i “zonjës 5 milionë euro” që flet për luftën ndaj varfërisë