Home Politike Ndryshimi drastik i “zonjës 5 milionë euro” që flet për luftën ndaj varfërisë

Ndryshimi drastik i “zonjës 5 milionë euro” që flet për luftën ndaj varfërisë

nga Editor

Nga opozita njihet si zonja “5 milion euro” e doganave, nga qytetarët e thjeshtë njihet si “Donika” që lëvdon natë e ditë “Skënderbeun” e Shqipërisë, jo atë të vjetrin, por këtë të riun që është në krye të qeverisë.

Elisa Spiropali ka folur sot në Kuvend për varfërinë. Duket si ironi, por Spiropali ndërsa ka folur për tërmetin e 21 shtatorit që goditi vendin, tha se është detyra jonë të bëjmë diferencën e madhe për të çrrënjosur varfërinë, që në raste të tilla si tërmeti, del me gjithë forcën e saj tronditëse

Fjala e Spiropalit në Kuvend:

Ne kemi një prapambetje të trashëguar, që duhet luftuar me themel. Përveç solidaritet në tërmet, ne duhet të kthejmë sytë nga varfëria ekstreme për ta luftuar atë deri në qelizë”.

Bazuar në një hulumtim të thjeshtë në internet duket ndryshimi drastik që ka pësuar Elisa, jo vetëm në garderobën e saj, por edhe në pamje.

Mediat herë pas here kanë publikuar foto mbi ndryshimet që ka pësuar ministrja e Ramës, apo mbi makinën e saj “Mercedez-Benz GLA 200” që ka shkuar në seancat plenare.

Po kështu është denoncuar po nga mediat, që ora që mban në dorë ministrja kushton rreth 3 mijë dollarë, apo që një çantë e saj kushton mbi 1600 euro, shifra këto të denoncuara në rrjetet sociale apo nga mediat në kohë të ndryshme.

Referuar në këto fakte duket cinike që dikush si ajo të flasë për varfërinë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!