Home Politike Negociatat/ Zbardhet projekt- rezoluta, ja çfarë kërkon Kuvendi

Negociatat/ Zbardhet projekt- rezoluta, ja çfarë kërkon Kuvendi

nga Albina Hoxhaj

Zbardhet projekt- rezoluta e Kuvendit për hapjen e negociatave, e cila do të votohet në seancën e së enjtes.

Projekt- rezoluta përmban 10 pika, ku kërkohet dialog gjithë- përfshirës, inkurajim per instuitucionet ligjzbatuese per vijimin e reformave te kerkuara per integrimin. Ajo është propozuar nga Rudina Hajdari dhe Senida Mesi.

Me anë të kësaj projektrezolute kërkohet që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike, në institucionet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojë e përqëndruar në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Summit-it të ardhshëm të Këshillit Europian i cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqdonisë së Veirut”, thuhet në draft rezolutë.

Lajme te ngjashme