Home Politike ANALIZA/ “Kur Gramoz Ruçi qortonte fshatçe Holandën për vese dje dhe leksioni etik i Ramës sot!!”

ANALIZA/ “Kur Gramoz Ruçi qortonte fshatçe Holandën për vese dje dhe leksioni etik i Ramës sot!!”

nga Editor

Nga Agron Gjekmarkaj

Pak muaj më parë për çudi të madhit Zot, Kryetari i Kuvendit i frymëzuar nga një “krenari kombëtare” izolacioniste si në kohet e vjetra i që përveshur Holandës me qortime moraliste !! Ishte koha  kur një grup faktmbledhës i parlamentit holandez po merrte kontakte në vend mbi të cilat do të informonte qeverinë e vet mbi vendimet që ajo duhej të merrte ndaj procesit të integrimit!

Gjuha ishte ajo që Partia ku Ruçi pat shërbyer si Sekretar i Parë në Tepelenë përdorte ndaj shoqërive borgjezo-revizioniste, të krimbura nga droga dhe tamahqarllëku i grave të përgjithshme e denjë për rapsodët ideologjik të Salarisë ! U tha, veset i gjetëm në mesin tuaj, kanabisin, krimin e lezetet e mishit! Madje kur i shqiptoi me zë kumbues, pa nja dy a tri herë në drejtim të kamerës plot zenit si për të thënë, ja se kush ju bën terbiet ju !! Të shumtë ishin ata që pyesnin ky Ruçi që e mban veten për namuzqar e zamanli si nuk e ngri zërin kur, Ati i Rilindjes fshinte profesorët e shkolluar në perëndim dhe në vendin e tyre caktoheshin dordomuzë me precedent penal për në Kuvend e bashki, ku bashkë me kumbare e vëllamë të hurit dhe litarit u punon qindin zgjedhjeve, duke blerë, shitur e dhunuar dinjitetin e qytetarit shqiptar! Po kaq të tjerë mendueshëm pëshpëritnin pse Ish-ministri i brendshëm i diktaturës , nuk i qortoi pasardhësit të dalë nga organizata e Rilindjes, kur vendi mbushej e mbushet me kanabis duke u shndërruar në projektin politik me kriminal ne historinë e shtetit dhe të Europës?!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!