9 kushtet e Gjermanisë/ Hoxha: Përgjegjësi e qeverisë, opozita e ka bërë detyrën e saj

Read Time:1 Minute, 35 Second

Gazetari Poli Hoxha ishte i ftuar në Syri TV për të komentuar opinionin e Komisionit të Venecias për presidentin Ilir Meta.

Sipas tij, opinioni i Venecias është tërësisht teknik, ndërsa shtoi se, qeveria kërkon të gjykojë një president mbi një Kushtetutë që e kanë shkelur vetë.

“Kjo nuk është thjesht përplasje president-qeveri, por kapja e shtetit, kapja e drejtësisë. Dhe mendoj që kjo është diçka që i shërben mazhorancës. Komisioni i Venecias nuk e ka informacionin që do të digjej Parlamenti. Marrin Kushtetutën tonë, të drejtën e Kopenhagenit etj dhe japin një opinion të pastër teknik. Pyetje nuk dërgoi presidenca dhe ndoshta si palë duhej të kishte dërguar pyetje. Ne kemi një kryeministër që deri dje thoshte për Gjykatën Kushtetuese se, “më mirë një djep bosh se sa një djep me djallin brenda”. Duan të gjykojnë një president mbi një kushtetutë që e kanë shkelur vetë me këmbë”, u shpreh Poli Hoxha.

Deklaratës së Taulant Ballës se do të jetë në seancën e Komisionit të Venecias, Hoxha dha këtë përgjigje: “Kjo është pjesë e show-t pasi nuk është gjyq. Nuk ka as akuzë dhe as pretencë”.

Sa i përket 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman, gazetari Hoxha deklaroi: “Pasi po del një vendim kundër i Holandës, i rikthehen avazit të vjetër se ky është një problem i brendshëm i Holandës. Sa i përket drejtësisë, nuk do shkoj opozita të arrestojë të inkriminuarit apo të korruptuarit. Opozita e ka bërë detyrën e saj dhe fort madje duke denoncuar gjatë gjithë kohës. Sa i përket deklaratës së Sorecas, më vjen keq që një njeri i këtij niveli vendos shenjën e barazimit. Ndoshta opozita mund të jetë më tolerante, të ulet në diskutime, por çdo përgjegjësi është e qeverisë”. 

Më tej, gazetari Hoxha shtoi se, edhe Serbia që ka qenë pas nesh, na ka parakaluar në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Presidenti Meta niset për vizitë zyrtare në Estoni
Next post Raporti i Venecias/ Zëdhënësi i Metës paralajmëron: Brenda javës…