Home Aktualitet Integrimi, Media amerikane zbardh draftin: Më 15 tetor, ministrat e BE do japin ‘OK’

Integrimi, Media amerikane zbardh draftin: Më 15 tetor, ministrat e BE do japin ‘OK’

nga Albina Hoxhaj

Shkrimi i plotë i Bloomberg:

Bashkimi Evropian me siguri do të autorizojë fillimin e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër, duke bërë që perspektiva e anëtarësimit në union të ndihmojë në ankorimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit të trazuar të kontinentit në Perëndim. “Në dritën e përparimit të arritur me reforma”, mbledhja e ministrave të BE-së në Luksemburg më 15 tetor do të vendosë “të hapen negociatat e pranimit” me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, sipas një drafti që Bloomber e disponon që prej të premtes. Ky formulim sërish mund të ndryshojë, por drafti i parë që disponohej gjithashtu nga Bloomberg nuk përfshin rekomandimin për të filluar bisedimet.Një shtyrje e ngjashme për të hapur negociatat e pranimit ra në qershor, pasi Franca, Hollanda, Gjermania dhe Danimarka rezistuan. Qeveritë e BE- janë acaruar nga dështimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan bllokut nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kështu, ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm. Vende, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Rumaninë – ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve strukturore të BE-së dhe ndihmën bujqësore – janë në krye me Komisionin Evropian mbi standardet e tyre demokratike, dhe krahu ekzekutiv i bllokut deri më tani nuk ka arritur t’i detyrojë ata të bien në linjë . Në komunikatën e saj në qershor për zgjerimin, BE tha se pranimi i anëtarëve të rinj duhet të marrë parasysh aftësinë e bllokut për t’i integruar ato.

Zgjidhja e betejës së hidhur mbi emrin “Maqedoni”

Edhe pse bisedimet e pranimit zgjasin me vite – apo edhe dekada, si në rastin e Turqisë – dhe përfundimi i tyre nuk është i garantuar, fillimi i procesit është një fitore për qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Kishte investuar pjesën më të madhe të kapitalit të saj politik në një marrëveshje me Greqinë për të ndryshuar emrin kushtetues të ish republikës Jugosllave, me shpresën se kjo do t’i hapte rrugën anëtarësimit në BE. Qeveria e re greke ka thënë se nuk pajtohet me marrëveshjen e bërë midis Maqedonisë së Veriut dhe paraardhësit të saj, qeverisë Tsipras, por nuk do të kërkojë ta anulojë atë për shkak të nevojës për të ruajtur vazhdimësinë në marrëveshjet ndërkombëtare. Sidoqoftë, formulimet në draftin e komunikimit të parë nga Bloomberg, i cili “mirëpret me forcë marrëveshjen historike të Prespës”, mund të shkaktojnë një reagim të ashpër në Athinë, pasi shumica e votuesve të partisë qeverisëse kundërshtojnë paktin.

Lajme te ngjashme