Sondazhi i porositur dhe zgjedhjet në sfond

Read Time:58 Second

Gentian Çala

Sipas një sondazhi të udhëhequr nga Zaloshnja, del se PS vazhdon të ketë shumicën e besimit të shqiptarëve, kurse opozita duket e rrudhur në vota dhe në besim. Natyrshëm lind pyetja se a e lexon Rama këtë sondazh dhe përse i frikësohet votëbesimit nga populli?!

Dy përgjigje ka:
ose Rama e pranon sondazhin dhe një marrëveshje me opozitën për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme, të cilat sipas Zaloshnjes i fiton bindshëm, duke marrë rreth 80 mandate;
ose ky sondazh është i manipuluar dhe larg të vërtetës, prandaj Rama e shtyn zgjidhjen politike.

Rrugë të mesme nuk ka! Sporti i sondazheve të porositura është i vjetër, madje ai del në prag të një situate politike të re, e krijuar nga kushtet e Bundestagut për Shqipërinë, ku i mëshohet zgjidhjes së krizës politike.

Kujt i duhet ky sondazh? Nga përfundimet e nxjerra kupton se ai i shërben qeverisë, për të motivuar strukturat e saj se partia nuk po gërryhet nga skandalet, bërrylat, lufta e brendshme e klaneve dhe se zemërimi popullor është vetëm shpikje e opozitës.
Pra, ky sondazh i bërë me porosi nga pushtetarët ka vetëm për qëllim manipulimin e opinionit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Në 11 tetor Venecia thotë fjalën e fundit për Metën: Në mbledhje do shkojë Balla
Next post Basha uron Kurz: Model moraliteti, që refuzon me zgjedhje të reja akuzat për “pazar votash