Home Politike Klevis Balliu/ ‘Asgjë nuk na tremb’

Klevis Balliu/ ‘Asgjë nuk na tremb’

nga Albina Hoxhaj

Siç është bërë traditë, tashmë prej muajsh, banorët e Unazës kanë dalë sërish këtë mbrëmje në protestë kundër projektit që prish banesat dhe bizneset e tyre. Si çdo herë, me ta është bashkuar edhe ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili ka komentuar lajmin se nga data 8 tetor ndryshimet në Kodin Penal do të ndalojnë bllokimin e rrugës nga banorët e Unazës, që vazhdon prej 10 muajsh. Balliu tha se ku ndryshim në Kodin Penal ka për qëllim të ndalojë protestën e Astirit, ndërsa nuk ndëshkohen shkelësit e vërtetë të ligjit

Postimi i Klevis Balliut:

SOT ME HERONJTË E UNAZËS SË RE Banorët e Unazës se Re sot më të bashkuar se kurrë ndonjëherë, ishin të qartë dhe të vendosur se nuk ka ASNJË hap pas. As arrestimet dhe as Policia e kanabisit nuk i tremb. Ata janë gati të përballen për shtëpitë e tyre, për të mbrojtur familjet e tyre me këdo dhe kudo. Asnjë hap pas thonë banorët e Unazës, deri sa të rikthehet shteti ligjor dhe të shkatërrohet narkoshteti i Edvinit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!