Home Aktualitet S’kanë marrë pagat, naftëtarët e Ballshit sërish protestë! Përleshen me forcat e policisë

S’kanë marrë pagat, naftëtarët e Ballshit sërish protestë! Përleshen me forcat e policisë

nga Editor

Është krijuar tension në protestën e naftëtarëve në Ballsh dhe kjo situatë u krijua pak minuta pasi kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga punonjësit e tjerë. Ata kanë thyer kordonin policor dhe kërkojnë të futen në uzinë me forcë.

Mes turmës dëgjohen thirrjet: “Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”.

Ndërsa përfaqësues të administratës së firmës kërkojnë që punëtorët të firmosin kontratën me firmën, ata kundërshtojnë dhe kërkojnë pagesat e prapambetura të pagës.

“Na jepni lekët para pastaj të firmoset kontrata. Kontrata nesër, sot duam lekët tona”,-dëgjohen punëtorët.

Lajme te ngjashme