Home Aktualitet Porosia për kryetarët/ Për kë e kishte thumbin ambasadorja Kim?

Porosia për kryetarët/ Për kë e kishte thumbin ambasadorja Kim?

nga Editor

Mjeshtri Bujar Kapexhiu në punimin e sotëm për gazetën Mapo sjell porosinë që ka ambasadorja amerikane për krerët e partive në vend, që të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e emrave për deputetë dhe kryetarë bashkie.

Zonja Kim e ka dhënë edhe herë të tjera këtë mesazh, por në fillim të kësaj jave ajo u drejtoi një letër krerëve të PS, PD dhe LSI. Kapexhiu e ka risjellë këtë moment përmes karikaturës sot.

Kim ka theksuar nevojën për të patur njerëz me integritet në lista, pa të shkuar kriminale ose histori korrupsioni. Ajo i ka ftuar kryetarët e partive të mbajnë përgjegjësi për vendimet që do të marrin.

Kjo vjen teksa jemi futur në sezonin e ri politik dhe në prillin që vjen do të ketë zgjedhje. Inkriminimi i pushtetit dhe zyrave, ka qënë një prej fenomeneve më të rënda të vendit gjatë qeverisjes së Rilindjes. Persona me precedent të rëndë, u futën në parlament dhe u bënë edhe kryetarë bashkie. Prej kësaj lidhje me krimin, Opozita u investua deri në bërjen e ligjit të dekriminalizimit, që ndalon të tillë persona të mbajnë poste zyrtare.

Deputetë dhe kryetarë bashkie kanë humbur mandatet.

Po ende, Prokuroria e Përgjithshme nuk po vepron për dy raste që ka denoncuar PD, për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe Mallakastrës. Kërkohet që të merren të dhënat në mënyrë zyrtare nga Italia dhe Greqia për ta, pasi PD pretendon se ata kanë kryer krime atje dhe janë dënuar. Po bëhet 1 vit që PD ka bërë publike rastet dhe i ka dërguar Prokurorisë kërkesën për të vepruar.

Lajme te ngjashme