Home Aktualitet Basha publikon raportin që e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Evropë për të bërë biznes: Qeveria “Rama” ka dështuar

Basha publikon raportin që e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Evropë për të bërë biznes: Qeveria “Rama” ka dështuar

nga Editor

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, duke iu referuar raportit të fundit të EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Evropë për të bërë biznes, thekson se ky eshte një tjetër konfirmim se qeveria Rama ka dështuar.

Në një shenim ne Twitter, Basha, shkruan se me Ramën Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime.

Kryetari Basha publikon në Twitter raportin e EuCham

Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune.

Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Lajme te ngjashme