Home Aktualitet Dokumentet/ Rama miliona euro, “ushtarit mediatik” Bollino

Dokumentet/ Rama miliona euro, “ushtarit mediatik” Bollino

nga Editor

Partia Demokratike ka publikuar të tjera detaje në lidhje me tenderin 2.5 mln eurosh që Agjencia Kombëtare të Shoqërisë se Informacionit I dha kompanisë se Igli Gjelishtit, klient pranë qeverisë. Sipas  Ish deputeti Endri Hasa përfituesi i vërtetë i tenderit n është Carlo Bolino, pronar I një medie pranë qeverisë. PD disponon të dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit, nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

“Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Ëeb & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino”, thuhet në deklaratën e Hasës.

Sipas Hasës, kjo skemë fitimi, tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e  miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën  e qeverise.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e  miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.

Për Partinë Demokratike, kjo është një tjeter provë për SPAK, i cili duhet të tregojë se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin, pasi sic thekson Hasa, denoncimet dhe fakette tashmë janë publike,  mjafton mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve dhe të përballen me ligjin dhe drejtësinë. 

Lajme te ngjashme